Djegia e mandateve, Gerti Bogdani: Ndërkombëtarët mbështesin opozitën

Shqipëria

Djegia e mandateve, Gerti Bogdani: Ndërkombëtarët mbështesin opozitën

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Gerti Bogdani

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Gerti Bogdani ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e syrit.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Bogdani ka analizuar situatën në të gjithë ndodhet Shqipëria dhe reagimet e ndërkombëtarave.

Sipas Gerti Bogdanit, deri më tani kanë folur vetëm individë e jo shtetet e BE-së.

‘Kohëra ekstreme kërkojnë edhe zgjidhje ekstreme. Besoj se edhe opozita do të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Deri më tani kanë folur individë, nuk kanë folur shtetet. Kur të flasin shtetet, atëherë do të shikojmë që ata do të mbështesin vendimin e opozitës.

Shqipëria është një vend që sjell stabilitet në Ballkan dhe ndërkombëtarët kërkojnë që ky rajon të jetë i qetë.

Kryeministri shqiptar jeton në një realitet virtual dhe jo në realitetin e shqiptarëve’, u shpreh ndër të tjera Gerti Bogdani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat