Dorëheqja e opozitës/ Rama: Shqipëria po kërcënohet nga fantazmat e 1997 se Saliu ka frikë nga SPAK-u

Shqipëria

Dorëheqja e opozitës/ Rama: Shqipëria po kërcënohet nga fantazmat e 1997 se Saliu ka frikë nga SPAK-u

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Edi Rama në Përmet

Nga Përmeti, kryeministri Rama ka komentuar edhe situata politike dhe dorëheqjen e opozitës duke djegur mandatet.'Nuk duhet shumë për të kthyer një shtëpi të varfër në një instrument fitimi duke hapur derën dhe krijuar kushtet që të tjerë të vijnë aty për të gjitha ato gjëra që Përmeti e bëjnë në mrekulli.

Ne e kemi thënë, agroturizmi, por edhe bujtinat përbëjnë një nga shtigjet e reja për punësimin dhe ekonominë familjare. Lutem cdo natë para se të mbyll sytë që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos u kushtojë njerëzve punëtorë të këtij vendi. Atyre që jetojnë me hotelet me mikpritjen dhe turizmin. Ato pamje të eksportuara në botë nga ajo e shtuna ku u premtua përmbysje dhe u predikua dhunë duke nxitur disa qorra që ti binin me kokë murit të Kryeministrisë janë pamje që dëmtojnë, jo vetëm Shqipërinë, por cdo njeri që në këtë vend ka vendosur të jetojë, cdo njeri dhe dëmtoi edhe rrugëtimin tonë europian. Cili shqiptar me mend në kokë, pavarësisht bindjeve politike mund të pranojë që sot në 2019 Shqipëria të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për cfarë?!

Për ti shpëtuar Saliu drejtësisë, për të shpëtuar Luli karrigen , apo për t'u kthyer Mona me kokë në mes të tepsisë? Këto nuk i ha njeri, këto nuk janë arsye. Kush mund ta hajë atë që këta e bënkan për integrimin duke bërë dicka, as askund në botë, nuk është bërë ndonjëherë. Kërkojmë votat për të na përfaqësuar në tempullin e demokracisë, kush fiton qeveris kush humbte bën opozitë dhe nëse nuk kemi qeveri i themi popullit nuk i duam detyrat që na ngarkuar dhe i themi populli ngrihu dhe vendosi zjarrin. Gjëra të tilla janë shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit që u ka errësuar dytë kolegëve në opozitë dhe frika nga drejtësia që po vjen. Po formohet SPAK-u, që ishte ndër arsyet kryesore që këta nuk e donin reformën në drejtësi" tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat