Basha intervistë për Russia Today? PD përgënjeshtron mediat e Tiranës

Shqipëria

Basha intervistë për Russia Today? PD përgënjeshtron mediat e Tiranës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:09
Partia Demokratike

Gjatë ditës së sotme disa media transmetuan një kronikë të televizionit Russia Today, ku fliste kreu i PD-së Lulzim Basha.

Pamjet dukeshin se nuk ishin të sotme, por të ditës së enjte kur opozita dorëzoi mandatet në Kuvend dhe më pas simpatizantët u mlodhën ne oborrin e PD-s.

Pas këtij lajmi, që gjoja Basha ka folur për Russia Today, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga selia e PD.

‘Përgënjeshtrim

Disa media kanë keqinformuar opinionin publik sot sikur Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë interviste për Russia Today.

Kjo është e pavërtetë.

Kryetari Basha është intervistuar nga Associated Press dhe jo nga Russia Today’, thuhet në reagimin zyrtar nga selia blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat