‘Ishte një bisedë e vështirë’, Mustafa Nano tregon mesazhet me Edi Ramën

Shqipëria

‘Ishte një bisedë e vështirë’, Mustafa Nano tregon mesazhet me Edi Ramën

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:00
Edi Rama dhe Mustafa Nano

I ftuar në “Xing me Ermalin” është gazetari shumë i komentuar në media për deklaratat e tij që shkaktojnë gjithnjë bujë, Mustafa Nano.
Për herë të parë Nano ka sqaruar si qëndron e vërteta pas disa deklaratave të fundit që janë komentuar shumë.

Gjatë emisionit, Nano komentoi edhe disa prej fotove që iu shfaqën në ekran dhe një prej fotove ishte e kryeministrit Edi Rama. Gazetari zbuloi se herën e fundit kur ka folur me kryeministrin ka pasur një bisedë të vështirë në Whatsapp.

“Herën e fundit kam pasur me të një bisedë të vështirë në Whatsapp, po shumë të vështirë”, u shpreh Mustafa Nano.

I pyetur për momentin e parë kur e njohu Ramën, gazetari tha: “Nuk kam ndonjë mbresë konkrete por u njohëm në telefon. Më mori sepse i kishte bërë përshtypje emri im. Nuk besonte që isha nga Tirana. Ishte një lloj komplimenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat