Berisha: Qindra pasaporta të “vjedhura”, në duart e grupeve terroriste të ISIS dhe mafies

Shqipëria

Berisha: Qindra pasaporta të “vjedhura”, në duart e grupeve terroriste të ISIS dhe mafies

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, qindra pasaportat shqiptare të vjedhura në Greqi, shkojnë për grupet terroriste dhe mafien. Berisha e konsideron megaskandal të narkoshtetit.

Reagimi i plotë i Berishës: 

Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat