Pa energji një pjesë e madhe e Lezhës, Bashkia thirrje OSHE

Shqipëria

Pa energji një pjesë e madhe e Lezhës, Bashkia thirrje OSHE

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Bashkia Lezhë i bën thirrje OSHEE të ndërhyjë me të gjitha kapacitetet për rregullimin e defekteve në linjën 10 mijë kë në zonën Dajç-Dragushë si edhe në linjat brendshme të furnizimit me energji elektrike, që kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e energjisë në pjesën më të madhe në Lezhë, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Kolsh, Shënkoll, Zejmen, Balldre, Dajç, Blinisht, Kallmet dhe Ungrej.

Kjo situatë, ka sjellë  probleme e vështirësi në jetesën e banorëve të Lezhës, në veçanti në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në trajtimin me ushqim të bagëtive në zonat rurale.

Ndërhyrja nga OSHEE në sistemin e furnizimit me energji elektrike duhet të jetë urgjente dhe korrekte pasi banorët e Lezhës janë pagues të rregullt.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat