Policia greke sekuestron drogë në kufirin me Shqipërinë, arrestohet 21 vjeçari

Shqipëria

Policia greke sekuestron drogë në kufirin me Shqipërinë, arrestohet 21 vjeçari

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Lëndë narkotike të cilat janë bllokuar nga autoritetet greke

Policia greke sekuestron një sasi droge në kufirin me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 9 kg lëndë narkotike të cilat janë bllokuar nga autoritetet greke.

Ndërkohë bëhet e ditur se është arrestuar një 21 vjecar shqiptar.

Operacioni i policise greke eshte bere ne Sajadhe, Igumenice, ku efektivet ndaluan nje motor qe drejtohej nga nje 21-vjecar shqiptar, i cili me pas u vu ne pranga.

Ne motorr u gjeten dhe sekuestruan 18 pako me 9 kg marijuane. Operacioni vijoi brenda qytetit te Igumenices ku u ndalua nje mjet qe drejtohej nga nje grek 63-vjec, i cili u arrestuar pasi me mjetin e tij sherbente per kontrollin e rruges per kalimin e motorit me droge. U sekuestruan edhe dy celulare.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat