Aksidenti në Krujë, ndërron jetë në spital një prej të rinjve

Shqipëria

Aksidenti në Krujë, ndërron jetë në spital një prej të rinjve

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Altin Vogli ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës

Lajme të këqija nga spitali i Traumës në Tiranë. Një prej tre të rinjve të aksidentuar në aksin Fushë Krujë-Krujë, pranë fshatit Kamberas.

Mësohet se Altin Vogli ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkaq, dy të rinjtë e tjerë Ilir Gega dhe Dorjan Hifi janë në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kamberas, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30. Mjeti fouristradë me të cilën udhëtonin të rinjtë ka goditur bordurën e një karburanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat