Zyrat e Punës, në një javë u punësuan 487 persona

Shqipëria

Zyrat e Punës, në një javë u punësuan 487 persona

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:07
Durrës

Gjatë kësaj jave në gjithë vendin janë punësuar 487 persona vetëm nga Zyrat e Punës.

Duke iu referuar shifrave të punësimeve sipas qarqeve, në periudhën 15 shkurt-21 shkurt 2019 në qarkun e Beratit u punësuan 28 persona, në qarkun e Durrësit u punësuan 92 persona, në qarkun e Fierit 9 persona, në qarkun e Korçës 67 persona dhe në qarkun e Dibrës 12 persona.

Po ashtu, gjatë kësaj jave në qarkun e Elbasanit u regjistruan 26 të punësuar, në qarkun e Gjirokastrës 6 të punësuar, në qarkun Kukës 10 të punësuar, në qarkun Lezhë 24 të punësuar, në qarkun Shkodër 25 të punësuar, në qarkun Tiranë 118 të punësuar dhe në qarkun Vlorë 46 të punësuar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat