Rama porosi socialistëve: Opozita meriton përbuzjen tonë, mos debatoni më me ata!

Shqipëria

Rama porosi socialistëve: Opozita meriton përbuzjen tonë, mos debatoni më me ata!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Sali Berisha dhe Edi Rama

Edi Rama është i bindur se lëvizja ekstreme e ndërmarrë nga opozita nuk do të godasë pashmangërisht edhe qeverisjen e mbetur në parlament e vetme, e për këtë duket se kryeministri do ta pozicionojë veten po aq në ekstrem.

Mësohet se Rama i ka porositur deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me ish deputetët e opozitës, të cilët tashmë i kanë djegur mandatet e tyre.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”,- mësohet të jetë shprehur Rama për të tijët.

Por çfarë do të ndodhë me skenën politike, kur kampi maxhoritar dhe ai opozitar refuzojnë kategorikisht të dialogojnë mes tyre, qoftë edhe përmes debateve të “largëta” televizive?

Kujtojmë se pak ditë më parë Edi Rama tha se ishte pro dialogimit me opozitën, por duket se porosia që ai u jep socialistëve është krejt e kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat