Lehtësitë tatimore, ja sa janë ulur taksat vitet e fundit - Bota Sot
Lehtësitë tatimore, ja sa janë ulur taksat vitet e fundit

Shqipëria

Lehtësitë tatimore, ja sa janë ulur taksat vitet e fundit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Përjashtimi nga tatim fitimi i bizneseve të vogla, ulja në 6% e TVSH-së për hotelerinë si dhe zerimi i inputeve bujqësore janë disa nga masat që ka marrë kjo qeveri në mbështetje të biznesit dhe fermerëve.

Përmes rubrikës “60 sekonda fakte”, Kryeministri Edi Rama sjell një pasqyrë të asaj që ka ndodhur realisht me taksat vitet e fundit në vendin tonë.

Për herë të parë në vitin 2014, bizneset e vogla u përjashtuan nga tatimi mbi fitimin. Ndaj dhe numri i tyre në 4 vitet që pasuan u rrit me 35%.

Ndërkohë nga ky vit, bizneset që e kanë xhiron deri në 14 milionë lekë trajtohen me vetëm 5% taksë tatim fitimi. Janë 11 300 biznese të tjera që përfitojnë nga ky tatim i reduktuar.

Një tjetër masë është edhe ulja në vitin 2017 të TVSH-së për hotelerinë, nga 20% në 6%. Pas këtij vendimi një rritje 28 % e faturimeve ose 20 milionë dollarë u lihen bizneseve për të financuar planet e tyre të zhvillimit.

Së fundi TVSH për inputet bujqësore ishte 20% dhe bizneset paguanin rreth 1.8 miliard lekë në vit. Nga 1 janari 2019 TVSH e inputeve u bë zero, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në buxhetet e fermerëve. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...