3 orë tmerri në detin me dallgë 7 ballë, arrin me 12 orë vonesë trageti me shqiptarë

Shqipëria

3 orë tmerri në detin me dallgë 7 ballë, arrin me 12 orë vonesë trageti me shqiptarë

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

280 pasagjerët e tragetit të linjës Bari- Durrës kanë përjetuar orë tmerri në det të hapur, teksa 3 nga 12 orët e vonesës së shkaktuar prej motit të keq i kaluan në mes të hiçit.

Por pas gjysëm dite në ankth, më në fund trageti ka arritur të mbërrojë në portin e Durrësit. Kapiteni i portit bëri me dijë më parë se kishte ndodhur një problem në traget në paketën e kontrollit të anijes.

Trageti kishte pësuar “blackout” në orën 3 të mëngjesit, duke mbetur kësisoj në det të hapur përballë dallgëve 7 ballëshe dhe një ere të furishme.

Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar edhe pse të 280 kanë kaluar orë të vështira. Me t’u ankoruar në port, inspektorët kanë nisur kontrollin e tragetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat