Arabët therin 16 vjeçarin shqiptar

Shqipëria

Arabët therin 16 vjeçarin shqiptar

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një adoleshent shqiptar, 16 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pontedera, Itali, ndërsa mësohet se autorë të kësaj ngjarje janë disa të rinj, arabë.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Pontederas në Itali, ku adoleshenti shqiptar është përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë.

Sulmuesit e kanë qëlluar me thikë në sy, duke e plagosur rëndë. Ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa policia është vënë në ndjekje të të rinjve, përcjell syri.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi mes të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat