Mbeti në shtyllë i vdekur për disa orë, OSHEE reagon për situatën skandaloze

Shqipëria

Mbeti në shtyllë i vdekur për disa orë, OSHEE reagon për situatën skandaloze

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me rastin e vdekjes së 34 vjeçarit Prend Ceca, i cili humbi jetën fatkeqësisht në majë të shtyllës, teksa po tentonte të rrezullonte shkëputjen e energjisë elektrike.

OSHEE shkruan në njoftim se me të marrë lajmin nga banorët e zonës ajo ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar policinë. Në të gjithë parashtrimin e reagimit të saj nuk përmendet arsyeja se përse janë vonuar autoritetet aq shumë, duke e lënë një të vdekur në majë të shyllës. Në fund të njoftimit, OSHEE i shpreh ngrushëllimet familjes dhe kolegëve të të ndjerit që humbi jetën në krye të detyrës.

Njoftimi i OSHEE në lidhje me ngjarjen:

Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencisë OSHEE Pukë janë njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.

Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.

Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe Policia e Shtetit.

Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.

OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushëllimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afërmeve te tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat