Atentat: Killerat terrorizojnë qytetin me breshëri kallashi... por dalin “huq”

Shqipëria

Atentat: Killerat terrorizojnë qytetin me breshëri kallashi... por dalin “huq”

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Korçë

Një breshëri të shtënash është dëgjuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës.

Dy persona kanë hapur zjarr me automatikë në drejtim të një fuoridtrade. Qëllimi ka qenë të ekzekutonin pronarin e makinës, por për “fatin e tyre të keq”, atentatorët kanë dalë huq pasi në makinë nuk ka patur asnjë person.

Sipas të dhënave paraprake, pronari i makinës, person me precedentë penalë, ka arritur të dalë nga makina në momentin kur mbi mjet është zbrazuar një breshëri plumbash.

Fatmirësisht atentati ka dështuar, ndërsa policia ka arritur tashmë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

Ngjarja ka shkaktuar panik mes qytetarëve që kanë qenë pranë të shtënave. Atentati ndodhi në afërsi të shkollës 'Demokracia' në lagjen nr.4 në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat