Pampuri: Kryministri në ikje, si i dehuri që ka harrtuar derën e shtëpisë

Shqipëria

Pampuri: Kryministri në ikje, si i dehuri që ka harrtuar derën e shtëpisë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:35
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ai kishte udhëzuar të vetët për të mos marrë pjesë në studiot televizive në të cilat do të ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të opozitës.

“Mirë e bën që u ndalon sojit tend të debatojnë, pasi ky është veprimi i denjë i një autoritari, veprimi i denjë i një diktatori, i cili në sarajet e tij bën 1001 dallavere e perversitete e përballë qytetarëve që i varfëroi, del e u jep mend e leksione. Mbaji deputetë e ministra, se kur të largoheni, do të largoheni të gjithë bashkë duke lënë pas, shijen më të hidhur qe ky vend ka provuar ndonjeherë”, shkruan në një postim në facebook Pampuri.

Ja postimi i plotë i saj

Rama në panik, ndalon deputetët të përballen në debat me ish deputetët e opozitës.....

Kur Edi Rama flet per elektoratin, të kujton të dehurin qe harron derën e shtepisë...
Si mund te flase kryeministri në ikje për elektorat, kur ai e trajton si mos me keq duke i blerë e tjetersuar votën.

Si mund të flasë kryeministri në ikje për elektorat kur për një kërpudhë platsike mohoi qytetarët e vendit të tij, duke i sharë e denigruar.
Si mund të flasë Kryeminstri në ikje për elektorat, kur në çdo takim i përdor qytetarët si gurë shahu duke i tallur në mënyrën më të shëmtuar.

Por ka "të drejtë" vetëm në një gjë, për faktin që deputetët e ministrat e tij të mos përballen me ish deputetët e opozitës; fakti që nuk kanë se si t'i përgjigjen pergjimeve të dosjes 339 për shitblerjen e votës, se si t'i pergjigjen ish deputetëve e gjithë Shqiptarëve që për oligarket e koncensionet e klienteliste varfëroi e përzuri Shqiptarët, duke nisur me check-up-in në shendetësi e në sektorë të tjerë, duke rritur në mënyrë stratosferike borxhin publik, e njëkohësisht duke mos i sjellë asnjë të mirë këtyre sektoreve, përveç rrënimit total të tyre.

Ç'të thonë deputetë e ministra të tutë Edi Rama kur ti i solle, i berë heronj, e model të shoqerisë sojin me të keq e me jopërfaqesues të qytetarëve. Në 6 vite i madh e i vogel nga veriu në jug, mësuan gjithçka për kanabisin, përdhunuesit, perversët, pedofilet, për don zhuanet e ministrive, bashkive, e të administratës. E me gjithë këto nuk latë më asnjë shpresë për intelektualin, të ndershmin, punëtorin e të moralshmin.

Mirë e bën që u ndalon sojit tend të debatojnë, pasi ky është veprimi i denjë i një autoritari, veprimi i denjë i një diktatori, i cili në sarajet e tij bën 1001 dallavere e perversitete e përballë qytetarëve që i varfëroi, del e u jep mend e leksione. Mbaji deputetë e ministra, se kur të largoheni, do të largoheni të gjithë bashkë duke lënë pas, shijen më të hidhur qe ky vend ka provuar ndonjeherë. Ndaj qytetare, kur të mendoni të hidhni votën, vlerësoni per kë po votoni e nese ju perfaqeson? Jo vetem nga premtimet...

Nëse dikush nuk ka arritur të sistemoje veten e jetën e tij, nuk mund të jetë kurrë i besueshem në asnjë fjalë të tijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat