Humbja e pasaportave, Rama mbledhje në Ministrinë e Jashtme

Shqipëria

Humbja e pasaportave, Rama mbledhje në Ministrinë e Jashtme

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Edi Rama

Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë një mbledhje lidhur me incidentin e ndodhur në Athinë, mesnatën e datës 21.02.2019 me makinën e trupit diplomatik shqiptar në Greqi për vjedhjen e 100 pasaportave dhe ID-ve shqiptare.

Mësohet se mbledhja e Ministrisë së Jashmte do të jetë në drejtimin e kryeministrit Edi Rama njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm.

Mësohet se në mbledhje do të flitet mbi ndodhinë e humbjes së pasaportave.

Autobuzi i linës Tiranë-Athinë është ndaluar për kontroll nga policia doganore e Greqise më 13 shkurt dhe ne nje çantë rrobash te allakatura janë gjetur 300 copë pasaporta shqiptare, ku dhe është ndaluar për orë të tëra. Pasaportat kishin sistinacion Athinën, po mënyra e transportit të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, kanë detyruar Ministrinë e Jashtëme të dergojë në pikjën kufitare të Kakavijës një dipllomat shqiptar nga konsullata e Janinës.

Pasi pasaportat janë marrë në dorëzim nga dipllomati shqiptar janë vendosur ne automjetin me targë dipllomatike në bazë të ligjit.

Në mbrëmje në Athinë diplomati për arsye personale ka parkuar mjetin ne mbrëmje ne qender te Athinës, ku dhe është bërë vjedhja e 100 pasaportave nga 300 që gjendeshin në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat