Organizonte lojëra fati, procedohet 40-vjeçari nga Lushnja

Shqipëria

Organizonte lojëra fati, procedohet 40-vjeçari nga Lushnja

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Ilustrim

Një qytetar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në kohë kur ky aktivitet është ndaluar me ligj që nga 1 janari i 2019.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar J.K., 40 vjeç, banues në Lushnje, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 lap top që shërbenin për lotari sportive.

“Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 lap top që shërbenin për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:

– J.K., 40 vjeç, banues në Lushnje. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në Ngurrëz të Madhe, në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat