U kthyen në shqetësim për banorët, arrestohen tre minorenë për vjedhje në Fier

Shqipëria

U kthyen në shqetësim për banorët, arrestohen tre minorenë për vjedhje në Fier

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Tre minorenë kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në Fier.

Policia arrestoi K.D., 18 vjeç, O. L., 15 vjeç dhe K.Gj., 15 vjeç, të tre banues në Fier, që ishin kthyer në shqetësim për banorët.

Ata dyshohen se kanë vjedhur:

•Një furr buke në lagjen "Apollonia", Fier.

•Portofolin e shtetases A.H në Lushnje

•Një biçikletë në lagjen "Kastriot" Fier.

•Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen "Kastriot" Fier.

•Një telefon të  markës "IPHONE 7", në një automjet në lagjen "Kastriot" Fier.

•Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen "Liri" Fier.

•Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen "1 Maj" Fier.

•Një sasi lekësh në një makinë në lagjen "1 Maj" Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat