Bie numri i turistëve në Shqipëri, janari ”i vakët”

Shqipëria

Bie numri i turistëve në Shqipëri, janari ”i vakët”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:21
Foto

Instituti i Statistikave raportoi sot se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2019 janë 574.048, krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2 %. Ajo që bie në sy ëhtë fakti se në hyrjet më të larta, Anglia ka pasur rritjen më të madhe ndërsa ulje më e madhe është parë në radhët e shteti maqedonas.

Njoftimi i plotë i INSTAT

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 janë 574.048, krahasuar me Janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2 %. Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520.

Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka patur rritjen më të madhe me 7,5 % dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit janar 2019 janë 693.657, duke shënuar një ulje me 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831.

Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat