Dorëheqja e deputetëve të opozitës, KQZ kërkesë Kuvendit: Specifikoni vakancat

Shqipëria

Dorëheqja e deputetëve të opozitës, KQZ kërkesë Kuvendit: Specifikoni vakancat

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:52
KQZ

KQZ ka vendosur t’i drejtohet Kuvendit përmes një shkrese ku i kërkon të qartësojë krijimin e vakancave pas dorëheqjes nga mandati të 56 deputetëve të opozitës.

Në njoftimin që kishte marrë nga Kuvendi mungonin dy elementë thelbësore: deklarimi i përfundimit të mandatit për deputetin e dorëhequr si dhe shpallja e vakancës. Për këto dy elementë KQZ ka preferuar që t’ja kthejë edhe njëherë topin Kuvendit, duke i kërkuar shpjegime përse nuk ka ndjekur praktikën e derimëtanishme.

Kjo gjë pritet që të shtyjë në kohë edhe procesin e zëvendësimeve.

Pikërisht për këtë proces, burime nga KQZ bëjnë me dije se ky institucion nuk do t’i pranojë dorëheqjet paraprake të firmosura nga kandidatët në listat për deputetë, të cilat kanë nisur të mblidhen në selitë e partive opozitare. Për këtë do të ndiqet arsyetimi se nuk ka asnjë vlerë ligjore refuzimi i diçkaje që ende nuk të është dhënë.

Kështu, kandidatët në listat e partive opozitare do të duhet të deklarojnë edhe një herë tjetër mospranimin e mandatit pasi ky t’u jetë kaluar nga KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat