Bordet e reja në universitete – Nis përzgjedhja e kandidatëve. Paga maksimale 25 mijë lekë

Shqipëria

Bordet e reja në universitete – Nis përzgjedhja e kandidatëve. Paga maksimale 25 mijë lekë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:38
Foto

Pas shkarkimit të  anëtarëve të bordeve në institucionet e arsimit të lartë,  si rezultat i protestës studentore  ku një ndër kërkesat ishte edhe ajo për transparencën në manaxhimin financiar të IAL  edhe  përfaqësim të studentë, 12 universitetet shtetërore  në Tiranë dhe në Rrethe do të  kenë gati  bordet  e reja për  administrimin e tyre në muajin  mars. Këshilli i ministrave ka vendosur  si afat  të fundit për dorëzimin  e emrave  të  kandidatëve për anëtarë të bordit  nga ana e senateve akademike 26 shkurtin,  duke vënë në dispozicion nga ana e ministrisë përgjegjëse  një komision “Ad-Hoc” i cili  për një afat 10 ditor do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve të propozuar nga  institucionet e arsimit të lartë.

Ky vendim plotëson një prej kërkesave të studentëve pasi  u jep mundësi  këtyre të fundit të jenë të përfaqësuar  por  jo vetëm kaq  ndryshe nga bordet që kanë  administruar universitet deri më tani  vota e  studentit do të ketë një peshë më të madhe sa i takon   përzgjedhjes  së  kandidatëve për dekanë dhe rektor.

Këshilli  i Ministrave në vendimin e miratuar në  fletoren zyrtare krahas kritereve të kandidatëve  ka përcaktuar edhe  masën e shpërblimit të tyre me një kufi maksimal prej 25 mijë lekësh në muaj.

Bordet e administrimit  garantojnë qëndrueshmërinë financiare  të universiteteve dhe përmbushjen e misionit të tyre. numri i anëtarëve në këto borde do të jetë 7 ku gjithashtu anëtarët   nga  ministria e arsimit pritet të  jenë figura  publike të propozuara nga  studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat