Presidenti nuk i përgjigjet pyetjeve për krizën politike - Bota Sot
Presidenti nuk i përgjigjet pyetjeve për krizën politike

Shqipëria

Presidenti nuk i përgjigjet pyetjeve për krizën politike

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për momentin ka preferuar të qëndrojë larg përplasjes së fortë mes mazhorancës dhe opozitës pas lënies së mandateve.

Megjithatë, kreu i shtetit dha një mesazh të tërthortë për situatën politike që po kalon vendi duke lënë të kuptohet se çdo vendim i forcave politike nuk duhet të jetë i nxituar dhe duhet llogaritur mirë përballë sfidave europiane të Shqipërisë.

“Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane”, deklaroi Meta.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, presidenti shqiptar nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai do të inicionte një tryezë të partive politike apo të ndërmjetësonte për gjetjen e një zgjidhjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...