U dhunua në spital, apeli i mjekut

Shqipëria

U dhunua në spital, apeli i mjekut

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Gerald Kola

Mjeku i Urgjencës së Durrësit, Gerald Kola, u qëllua me grushte nga dy të rinj, që kishin mbërritur atje për të kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ngjarja ndodhi në orën 19.30 të së shtunës, kur 2 të rinjtë që njiheshin si problematikë në zonë, fillimisht u konfliktuan me mjekun Armando Ndoj, për t’u rikthyer më pas në spital, ku qëlluan Kolën.

Pasi tregon plagët e marra në fytyrë, mjeku apelon për shtimin e masave të sigurisë në spital.

“Shërbimet e urgjencës duhen ruajtur nga Policia e Shtetit. Sigurimi privat merr në punë pensionistë, që janë të patrajnuar dhe madje nuk e dinë qëllimin e punës që kanë”, tha ai per A2.

Autorët u larguan dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa për ngjarjen reagoi Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, duke kërkuar ndëshkimin e tyre. 

Më 11 shkurt, u dhunua mjeku i Infektivit në Tiranë, Gent Stroni, ndërsa kolegët dolën në protestë, ku kërkuan përmirësimin e sistemit të sigurisë në urgjencat spitalore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat