Projektligji i ri, ulen mundësitë për punësimin e invalidëve

Shqipëria

Projektligji i ri, ulen mundësitë për punësimin e invalidëve

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:36
Foto

Personat me aftësi të kufizuara do të kenë më pak mundësi për tu punësuar në një kompani. Projektligji i ri që pritet të miratohet së shpejti në Parlament vendos që 1 nga 50 punonjës duhet të jetë me aftësi të kufizuar, ndryshe nga 25 punonjës që ka qenë më parë. Ndërsa, vetë invalidët e kundërshtojnë këtë draft, duke thënë se jep më pak shpresë për punësimin e tyre.

Propozimi i qeverisë për të lehtësuar kompanitë që kanë pasur detyrime për të punësuar persona me aftësi të kufizuara është kundërshtuar prej grupeve të interesit.

Në diskutimet e zhvilluara në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, në një seancë ku ishin vetëm deputetët e mazhorancës, ata janë shprehur se në ligjin e parë subjektet që kishin 25 punonjës duhet të angazhonin dhe një person me aftësi të kufizuara.

Por tanimë detyrimi shkon për sipërmarrjet me mbi 50 punonjës.

"Mendojmë se kjo ka qenë një normë ose një garanci ose një e drejtë që e kanë pasur si përfitim personat me aftësi të kufizuar, e cila nuk duhet të shkojë drejt rritjes"

Deri më tani vetëm 7 persona me aftësi të kufizuara janë punësuar sipas ligjit. Ndërkaq Drafti parashikon sanksione për kompanitë që nuk zbatojnë detyrimin, por edhe në këtë rast nuk përcaktohet se ku do të shkojnë paratë.

"Mbetet e paqartë si përcaktohet madhësia e këtij fondi si sigurohet, në çfarë forme sigurohet shpërndarja e tij dhe nga kush zbatohet. Nevojitet të shtohet edhe një rishikim për transparencën e këtij fondi"

Vetë të prekurit nga ky projektligj, e kundërshtojnë miratimin e tij. Kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Barjam Tirana thotë se ky ligj favorizon kompanitë.

Barjam Tirana: Do të thotë që më pak invalidë të integruar, më pak invalidë në mirëqenie ekonomike, që do të thotë ne duhet të presim nga qielli ose nga të afërmit tanë. 

Në gjithë vendin janë rreth 7000 persona para dhe tetraplegjik, ndërsa Tirana ka rreth 3000 persona. Punësimi i tyre në kompani private mbetet një nga sfidat më të mëdha për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat