Aksident në Elbasan, dy persona në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në Elbasan, dy persona në gjendje të rëndë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan- Papër.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ishte duke dërguar në spital nënën e tij e cila kishte pësuar parainfarkt.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku dy persona janë plagosur rëndë.

Të aksidentuarit janë Zenun Bullari, ish-drejtori i AKU-së në Elbasan dhe nëna e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat