Policia greke bllokon makinën e mbushur me kanabis, pranga shqiptarëve

Shqipëria

Policia greke bllokon makinën e mbushur me kanabis, pranga shqiptarëve

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Ilustrim

Policia greke ka bllokuar një tjetër sasi kanabisi që vinte nga Shqipëria.

Droga po transportohej nga Shqipëria për në Greqi me një makinë. Mjeti është arritur të ndalohet në zonën e Artës.

Në pranga ranë dy shqiptarë 52 dhe 63-vjeç.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kg 650 gr marijuane, ndërkohë që janë sekuestruar dhe 2 celularë.

Report Tv sjell pamjet e drogës që është sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat