Si ra nga ashensori 24 vjeçarja shqiptare, dalin pamjet e incidentit

Shqipëria

Si ra nga ashensori 24 vjeçarja shqiptare, dalin pamjet e incidentit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:42
Ilustrim

Një incident ka ndodhur këtë të hënë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një vajzë e re 24 vjeçare ka rënë në bodrumin e pallatit për shkak të shkëputjes së ashensorit.

Policia ka dhënë detaje të pakta në lidhje me rastin, duke u shprehur se e reja ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për kujdes mjekësor. Mësohet se fatmirësisht e reja nuk ka pësuar lëndime të mëdha edhe pse ashensori ka rënë nga kati i 4 në bodrum

Mësohet se 24 vjeçarja ishte punonjëse në një furrë buke.

“Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat