“Thikë në shtyllën kurrizore!” Adoleshentët shqiptarë përplasen me thika

Shqipëria

“Thikë në shtyllën kurrizore!” Adoleshentët shqiptarë përplasen me thika

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:13
Ilustrim

Një konflikt i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku dy adoleshentë janë përplasur me armë të ftohta.

Mësohet se gjatë konfliktit i cili ka nisur me të shara dhe ka degjeneruar më tutje në përdorim të dhunës, njëri prej të rinjve është goditur me thikë. Goditja e ka kapur të riun në afërsi të shtyllës kurrizore.

Ende nuk janë mësuar emrat e dy adoleshentëve që kanë hyrë në sherr mes tyre, ndërkohë që i plagosuri aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Adoleshentët mësonin në të njëjtën shkollë 9 vjeçare ndërsa konflikti ka ndodhur në rrugë, në lagjen 17 të Durrësit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit që kreu plagosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat