Elbasan/ Përplasen tre automjete, shoferët transportohen në spital

Shqipëria

Elbasan/ Përplasen tre automjete, shoferët transportohen në spital

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga aksidenti

Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën mbrëmjen e sotme afër Shkollës Pedagogjike të qytetit.

Sipas korrespondentit të Report Tv, Aldo Kozarja kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit e mjeteve të cilat janë transportuar me urgjencë drejt spitalin të Elbasanit.

Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve ndërkohë nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit, por pikërisht përplasja e tre mjeteve ka bërë të mundur bllokimin e qarkullimit rrugor në rrugën 11 Nëntori.

Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet dhe shkaqet të cilat çuan në aksidentin e trefishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat