“Edi Rama po bëhet gati ta sakrifikojë Vangjush Dakon”

Shqipëria

“Edi Rama po bëhet gati ta sakrifikojë Vangjush Dakon”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:41
Grida Duma dhe Edi Rama

Deklarata e Bashës se Rama po përgatit arrestimin e Vangjush Dakos dhe reagimi i kryeministrit drejtuar deputetëve që të mos kundërpërgjigjen, është një tjetër shenjë se në fakt, kryebashkiaku i Durrësit pritet të shkojë pas hekurave.

Ky është qëndrimi i demokrates Grida Duma, e cila është shprehur se do të ndiqet me Vangjush Dakon i njëjti skenar si me ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

E ftuar në emisionin “360 gradë”, Duma theksoi se nga mënyra sesi Rama i foli sot socialistëve, duket qartë se po bëhet gati që kreu i qeverisë të “lëshojë” Vangjush Dakon.

Pjesë nga diskutimet: 

Duma: Tani pritet të drejtësia të fillojë të bëjë veprimin. Ajo që kemi besim është strategjia që ka nisur me radikalizimin.

Zheji: Ju mendoni se presionin që ka bërë opozita me protestë dhe në rrugë..

Duma: Pa dyshim! Nga njëra anë janë të detyruar të tregojnë që gjërat funksionojnë.

Çështja Tahiri është e njëjta. Edhe sot Tahirin e mban jashtë një kod mafioz që unë nuk kam folur ende. Edhe Tahiri është i sakrifikuar. Kjo është lojë politike për të përdorur emisarët e tu deri në momentin që të japin pushtetin. Në momentin që të vendosin shkopinj nën rrota, vjen një situatë që i përdor ata si koka turku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat