A po i vijnë prangat në shtëpi Vangjush Dakos?! Reagon Prokuroria Shqiptare

Shqipëria

A po i vijnë prangat në shtëpi Vangjush Dakos?! Reagon Prokuroria Shqiptare

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:57
Vangjush Dako

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk është person nën hetim për dosjen “339”, por Prokuroria thotë se po hetohet veprimtaria e tij.

Vetë organi i akuzës e ka bërë sqarimin në emisionin “Opinion” në Tv Klan pas kërkesës së gazetarit Blendi Fevziu për të saktësuar nëse kreu i Bashkisë së Durrësit po hetohet për blerje të votave.

“Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që nuk është personi nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë”, deklaroi Prokuroria Shqiptare për emisionin “Opinion”.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka marrë informacione që Vangjush Dako do të arrestohet. Kreu i Bashkisë së Durrësit ka dalë në disa përgjime të Prokurorisë duke biseduar me anëtarët e bandës së Avdylajve, të arrestuar para disa muajsh për trafik droge.

Vetë Dako ka pranuar se ka biseduar me ta, por sikurse flet dhe takon çdo qytetar gjatë zgjedhjeve. Opozita e akuzon se Dako është i përfshirë në blerje votash dhe kërkon arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat