Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon pafajësi, vendimi jepet nesër

Shqipëria

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon pafajësi, vendimi jepet nesër

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Shkëlqim Miri

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka zhvilluar sot seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Avokatët e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri kanë kërkuar pafajësi. Ndërkohë që vendimi do të jepet nesër në orën 13:00.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë "arrest  me burg" dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat