Ambasadorit norvegjez i anulohet papritur takimi në Ministrinë e Infrastrukturës

Shqipëria

Ambasadorit norvegjez i anulohet papritur takimi në Ministrinë e Infrastrukturës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Belinda Balluku

Një skandal ka ndodhur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi ambasadorit norvegjez për Shqipërinë dhe Kosovën,Strand Sjaastad i është anuluar në mënyrë të papritur takimi me ministren Belinda Balluku.

Ambasadori i Norvegjisë është paraqitur në Ministri për takimin me ministren dhe i është komunikuar anulimi.

Nuk dihet arsyeja e anulimit të papritur të takimit të ambasadorit norvegjez me ministren Balluku, por anulimi në mënyrë të tillë i një takimi të përcaktuar më parë cilësohet skandaloz për një institucion shtetëror.

Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosovë, Sjaastad ofron mbështetje për studentët shqiptarë me bursa. Ai është i angazhuar edhe për mbështetjen e zhvillimit të energjisë së pastër të rinovueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat