Manja: Seanca e sotme është normale

Shqipëria

Manja: Seanca e sotme është normale

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:08
Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, tha se seanca plenare e caktuar sot në orën 17:00 është në përputhje me rregulloren. Sipas tij, opozita po përpiqet të përçojë mesazhin se parlamenti shqiptar është jofunksional por “kjo është ide dhe veprim i gabuar pasi legjitimitetin e maxhorancës e përcakton kushtetuta”.

“Proceduar e ndjekur nga kreu i kuvendit është në përputhje me rregulloren dhe nuk shoh ndonjë anormalitet. Opozita është në të drejtën e saj për të zhvilluar protesta, pasi opozita kërkon të përçojë mesazhin që parlamentin shqiptar është jofunksional. Këtë përgjigje e ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë. Ky parlament është plotësisht funksional nga ana kushtetuese. Ne do të bëjmë detyrën që na ka dhënë kushtetuta. Seancat ju i quani të papritura, por opozita e di shumë mirë që sot seanca është normale. Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugën pa kthim. Nuk e pengojnë dot reformën në drejtësi dhe aq më pak strukturat e tjera. Kjo është arsyeja e fundit, e cila sipas meje është e dëshpëruar. Në një sitëm demokratik ka dy rrugë që mund ndryshohet qeveria, ose kur humbet besimin qeveria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat