Opozita protestë/ Rama nuk shkon në parlament, takim me qytetarët në Lushnje

Shqipëria

Opozita protestë/ Rama nuk shkon në parlament, takim me qytetarët në Lushnje

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Foto

Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të parlamentit, pasi ndodhet në Lushnje në kuadër të turit 'Bashkia që Duam'. Në momentin që kreu i qeverisë ka hyrë në ambientet ku do zhvillohet takimi me qytetarët, një grup i vogël të rinjsh demokratë kanë protestuar me thirrjet 'Rama ik, Rama ik'.

Gjatë takimit Rama pritet që të flasë për projektet për Lushnjen, por edhe situatën politike pas dorëheqjes së opozitës, e cila pasdite në 17:00 do të protestojë para parlamentit gjatë kohës që do të zhvillohet seanca, në të cilën kryeministri nuk do të marrë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat