A do të jetë kandidate për kryebashkiake të Shkodrës? Flet Senida Mesi

Shqipëria

A do të jetë kandidate për kryebashkiake të Shkodrës? Flet Senida Mesi

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:52
Xhoi Malësia

Deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Senida Mesi e ftuar në studion e "Ora News", u pyet nëse do të jetë kandidate për postin e kryebashkiakes së Shkodrës për zgjedhjet.

Pjesë nga biseda: 

Xhoi Malësia: Jeni një kandidaturë e mundshme për Bashkinë e Shkodrës, ka një të vërtetë në këtë mes?

Mesi: Është gjithçka le të themi një proces i papërfunduar ende në strukturat e brendshme të Partisë Socialiste. Në asnjë prej bashkive nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me kandidimin apo rikandidimin e kryetarëve të bashkive.

Është një proces që veç strukturat e Partisë Socialiste në një anë, nga ana tjetër Kryesia, por sigurisht edhe impakti që qytetarët në secilën prej bashkive kërkojnë se kush mund të jetë nesër kryetar bashkie, janë ato që përcaktojnë.

Personalisht që kurse jam bërë pjesë e qeverisjes qendrore, kam qene dy vite pjesë e këshillit bashkiak të Shkodrës. Kam qenë deputete dhe më pas kryeministri vendosi të isha zv/kryeministre.

Çdo shkodran i ka detyrim Shkodrës të bëjë maksimumin për qytetin dhe mendoj që kjo është e vlefshme për çdo qytetar për të kontribuuar për vendlindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat