Kryeministri për protestuesit: Janë qorra. Shkojnë mbrapa Lulit

Shqipëria

Kryeministri për protestuesit: Janë qorra. Shkojnë mbrapa Lulit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:57
Foto

Kryeministri Rama i ka quajtur si “qorra” protestuesit e opozitës që më datë 16 tentuan të hyjën brenda Kryeministrisë, duke thyer dyert e godinës së qeverisë.

Për Ramën ata janë “qorra” që nxiten nga opozita. Sipas tij, veprimet e opozitës i kanë dhënë një goditje ekonomisë së vendit.

“Nëse goditet turizmi, goditet ekonomia e të gjithëve atyre që merren me sipërmarrjen. Goditen shpresat e tyre që jetojnë me turizmin. Kjo goditje prek aty ku s’preket dhe s’ka të bëj me bindjet politike.

Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që nxitur nga qorrat q s’kanë çfarë ti bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ec ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit. I kanë dhëne mesazhin, mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë. Lulit i shkoni mbrapa? (Qesh). Ata që shkojnë mbrapa Lulit, se Luli shkon mbrapa Monikës. Këtu në Lushnje është për të thënë që: “O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës”. Dhe kush flet për blerjen e votave?

Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat