Me çfarë u sulmuan protestuesit shqiptarë, dalin pamjet e “granatave”

Shqipëria

Me çfarë u sulmuan protestuesit shqiptarë, dalin pamjet e “granatave”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Basha gjate protestes

(E plotësuar) -Me tensionimin e situatës në protestën e opozitës, policia ka reaguar ashtu si më 16 shkurt me gaz lotsjellës.

Por me çfarë konkretisht janë “sulmuar” protestuesit të cilët tentuan të çajnë kordonin e policisë në hyrjen kryesore të Parlamentit?!

Këto janë fishekët që policia dhe Garda e Republikës kanë lëshuar drejt protestuesve. Për shkak të hedhjes së gazit mbi 3 herë në zonën ku qëndronin protestuesit, shumë qytetarë janë ndier keq dhe janë dërguar në spital përmes ambulancave.

Image

Image

Image
Image
Image

 

***

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, shihet teksa largohet nga turma e protestuesve, pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Ky vendim i policisë erdhi pasi protestuesit çanë kordonin e parë të policisë para Kuvendit, ku brenda mbajnë seancë plenare vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryemadhi shihet në këtë video teksa largohet me shpejtësi, ndërsa i krijohen vështirësi nga gazi lotsjellës.

I vjen në ndihmë ish-deputeti Ervin Salianji, me të cilin largohen së bashku drejt një lokali, për t'ju shmangur gazit lotsjellës.

Basha këndon: Eja mblidhuni këtu, këtu!

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi udhëhoqi grupin e revoltuar të protestuesve të PD në revanshin për të çarë kordonin e policisë para Parlamentit, mori mikforonin dhe jua drejtua turmës me vargjet: “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”.

Ashtu siç bëri pas protestës së 21 shkurtit në selinë blu, Basha këndoi vargjet e poezisë patriotike dhe kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do ta çojë në burg sapo të zbardhet dita.

“Të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe vajzave në këtë protestë. Mbaheni mënd. Dita do të vijë, asnjë nga ju nuk do të fshihet as pas unfiormës as pas imunitetit. Sovrani do t’iu çojë në burg ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, tha Basha.

***

Përplasja para godinës së Parlamentit në Tiranë detyruan policinë të hedhë gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të çanin kordonin e sigurisë.

Teksa para Parlamentit ka mbetur një numër më i vogël protestuesish, kryetarja e LSI u shpreh se kjo është e turpshme pasi po hidhet gazlotsjellës ndaj shqiptarëve.

“Boll vazhduat kështu, ju nuk do ta ndaloni kurrë marshimin e shqiptarëve”, theksoi ajo teksa bënte thirrje që protestuesit të mblidheshin sërish.

***

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer me deklarata të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Rucci, në protestën e opozitës së bashkuar para Kuvendit.

Vasili tha se ata janë fshehur në Kuvend si minj, por shtoi se as fustani i Gramoz Ruçit dhe as brekushet e kryeministrit Rama nuk i shpëtojnë dot nga populli.

“Këtu është populli atje janë minjtë, janë mbledhur si minj dhe duhet të dalin si minj. Po i presim. Çfarë do të bëjnë, do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot. Se këtu është populli, këta i janë fshehur popullit, të fshehur pas fustanit të Gramoz Ruçit. As te fustani i Gramoz Ruçit, as te brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri. Te brekushet e Edi Ramës që janë ashtu me erë siç i dini. Sot është dita që populli të thotë fjalën e tij dhe do ta pastrojë atë parlament nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë. Aty do të jetë vendi i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bënë pis atë parlament. Asnjë hap pas derisa Edi Rama jo të ikë por të shporret. Edi shporru!”, deklaroi Vasili.

***

Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akt të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës.

Ora 17:45- Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit. “Të nderuar qytetare. Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje te distancoheni nga veprimet e dhunshme. Policia do zbatojë ligjin”.

Ora 17:46- Protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë. Ndërkohë që prej fillimit të ajo është shoqëruar nga akte të vogla dhuna. Më herët protestuesit kanë hedhur tymuese e shashka ndërsa i vunë flakën edhe një gome.

Ora 17:25 – Vijon të jetë e tensionuar situata përpara parlamentit me protestuesit. Pas përpjekjeve për të çarë radhët e policisë tashmë ata i kanë dhënë flakën një gomë.

Image
Image

***

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është përplasur me protestuesit e opozitës. 

Në mes tymuesve, Stërkaj ka kaluar për të hyrë në Parlament.

Protestuesit e kanë shtyrë deputetin, për të penguar futjen e tij në Kuvend.

Me ndërhyrjen e forcave të policisë, deputeti arriti t’i largohej turmës.

Image

Basha - policëve: Arrestoni hajdutët brenda parlamentit

Sot në Tiranë po mbahet protesta e radhës kundër Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Lideri demokrat, Lulzim Basha i cili foli para protestueve që janë mbledhur tek parlamenti tha protesta u mblodh dy orë pasi Gramoz Ruci vendosi të thërras seancës plenare jashtë radhe.

Basha u bëri thirrje policëve që ndodhen mes turmës, që të arrestojnë dhe të nxjerrin me pranga në duar deputetët dhe ministrat që ndodhen në seancë plenare.

“Kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze. Kjo betejë do çliroje makthin e e vogëlushëve teksa shohin prindërit që nuk i plotësojnë dot nevojat parësore. Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqni kapelat dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha

Më poshtë pamje nga protesta.

Image

Kryemadhi: Të largojmë fenomenin Edi Rama, edhe socialistët i ka kundër

Nga protesta para Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se misioni kryesor i politikës është largimi i fenomenit Edi Rama që ka vrarë shpresën e shqiptarëve.

Kryemadhi deklaroi se Kuvendi do të rrethohet çdo ditë që mazhoranca do të vazhdojë ta mbledhë në ilegalitet.

Kryemadhi:  Hajdutët kanë frikë dhe sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit që për hir të së vërtetës parlamentarët nuk kanë frikë nga populli i tyre por e përfaqësojnë atë. Ata treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por Barajve, Habilajve. Sot tregoi që është parlamenti që punon për 5 veta.

Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë veçse: Rama ik! Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen që nuk duhet ta shikojnë më shqiptarët për qindra e mijëra vjet.

Ai parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë për gjithë jetën turpi i shqiptarëve ashtu siç kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas here ka pasur në historinë e  Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj.

Sot u drejtohem socialistëve të ndershëm që vuajnë njësoj, prezenca jonë nuk është vetëm për sot por çdo ditë që ajo seli e parlamentit që në çdo moment ka qenë foltorja e fjalës së lirë në këto 27 vjet, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do ti bëjë asaj. Ne do ta rrethojmë çdo ditë që ata do të duan të bëjnë seancat e krimit të organizuar në parlament.

Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është të largojmë këtë fenomen vrasës të shpresës së shqiptarëve që e ka emrin Edi Rama. Ne zgjodhëm të jemi si ju, të lëmë çdo gjë për të treguar se Edi Rama është vetëm. Edhe pse ka disa deputetë brenda, pjesën më të madhe i ka kundra.

Sulmohet ministri tek protesta e opozitës

Protesta e opozitës tek Kuvendi ka nisur me një incident pak minuta më parë ku mësohet se është sulmuar ministri Blendi Klosi.

Klosi është ndjekur dhe gjuajtur me shishe plastike dhe sende të tjera të forta nga protestuesit teksa po hynte në Kuvend. 

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët penguar vijimin e mëtejshëm të incidentit.

I pranishëm në momentin e sulmit ishte edhe ministri Sandër Lleshaj. 

Image
Image
Image

Nis me incidente protesta te Kuvendi, Basha i bashkohet turmës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi i janë bashkuar protestës te Kuvendi.

Ndërkohë që po dilte nga godina e selisë blu Basha bëri një koment të shkurtër për mediat duke thënë: “Rama është kapur si miu në çark”.

Protesta ka nisur me një incident, ku deputeti dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka kaluar përmes turmës dhe është shtyrë nga këta të fundit.

U desh ndërhyrja e policisë që Klosi të futej normalisht në seancën plenare.

Ndërkohë që protestuesit kanë nisur të hedhin shashka tymuese dhe kapsolla në drejtim të policisë.

Image

Protesta e opozitës, policia nis “rrethimin” e Kuvendit

Forca të shumta Policie janë parë të rreshtohen në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që ka nisur grumbullimi i protestuesve demokratë.

Uniformat blu po krijojnë një kordon ndërkohë që na ndajnë 40 minuta nga protesta e opozitës, që vjen në një kohë me mbajtjen e seancës plenare.

Mësohet se pranë ambienteve të Kuvendit ndodhen gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por edhe Garda.

Kujtojmë që më herët Konferenca e Kryetarëve mori vendim të mbante sot në orën 17:00 seancën parlamentare.

Kjo bëri që të reagojë menjëherë opozita që vendosi të mbajë sot dhe jo nesër protestën, sikundër ishte parashikuar. Sot mund të ketë ndalime të protestuesve, pasi policia nuk ka dhënë leje për protestën.

Kujtojmë që të enjten e shkuar, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anuloi seancën, për të shmangur një përplasje të mundshme me protestuesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat