Kryemadhi: Të largojmë fenomenin Edi Rama, edhe socialistët i ka kundër

Shqipëria

Kryemadhi: Të largojmë fenomenin Edi Rama, edhe socialistët i ka kundër

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Monika Kryemadhi

Nga protesta para Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se misioni kryesor i politikës është largimi i fenomenit Edi Rama që ka vrarë shpresën e shqiptarëve.

Kryemadhi deklaroi se Kuvendi do të rrethohet çdo ditë që mazhoranca do të vazhdojë ta mbledhë në ilegalitet.

Kryemadhi: Hajdutët kanë frikë dhe sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit që për hir të së vërtetës parlamentarët nuk kanë frikë nga populli i tyre por e përfaqësojnë atë. Ata treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por Barajve, Habilajve. Sot tregoi që është parlamenti që punon për 5 veta.

Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë veçse:Rama ik! Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen që nuk duhet ta shikojnë më shqiptarët për qindra e mijëra vjet.Ai parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë për gjithë jetën turpi i shqiptarëve ashtu siç kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas here ka pasur në historinë e  Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj.

Sot u drejtohem socialistëve të ndershëm që vuajnë njësoj, prezenca jonë nuk është vetëm për sot por çdo ditë që ajo seli e parlamentit që në çdo moment ka qenë foltorja e fjalës së lirë në këto 27 vjet, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do ti bëjë asaj. Ne do ta rrethojmë çdo ditë që ata do të duan të bëjnë seancat e krimit të organizuar në parlament.

Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është të largojmë këtë fenomen vrasës të shpresës së shqiptarëve që e ka emrin Edi Rama. Ne zgjodhëm të jemi si ju, të lëmë çdo gjë për të treguar se Edi Rama është vetëm. Edhe pse ka disa deputetë brenda, pjesën më të madhe i ka kundra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat