Basha - policëve: Arrestoni hajdutët brenda parlamentit

Shqipëria

Basha - policëve: Arrestoni hajdutët brenda parlamentit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:43
Lulzim Basha gjate protestes

Sot në Tiranë po mbahet protesta e radhës kundër Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Lideri demokrat, Lulzim Basha i cili foli para protestueve që janë mbledhur tek parlamenti tha protesta u mblodh dy orë pasi Gramoz Ruci vendosi të thërras seancës plenare jashtë radhe.

Basha u bëri thirrje policëve që ndodhen mes turmës, që të arrestojnë dhe të nxjerrin me pranga në duar deputetët dhe ministrat që ndodhen në seancë plenare.

“Kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze. Kjo betejë do çliroje makthin e e vogëlushëve teksa shohin prindërit që nuk i plotësojnë dot nevojat parësore. Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqni kapelat dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha

Më poshtë pamje nga protesta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat