Kuvendi mbyll seancën, si do të dalin deputetët?!

Shqipëria

Kuvendi mbyll seancën, si do të dalin deputetët?!

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:04
Kuvendi

Kuvendi po shkon drejt mbylljes së seancës plenare, e cila “çuditërisht” ka zgjatur më shumë se ç’pritej.

Deputetët kanë votuar projektligjet e rendit të ditës, ndërsa tashmë pyetja mbetet sesi do të dalin nga salla e kuvendit deputetët.

Ndërkohë në ambientet jashtë kuvendit, protestuesit dhe liderët politikë të opozitës qëndrojnë në ende në tubim.

Basha: Sot Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ti.

Ne nuk frikësohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, një mision të madh për të nesërmen evropiane. Përballë kemi një shtet që nuk është i shqiptarëve të cilin do ta shembim nga themelet. Ky vend ka dy rrugë: të durojë tiraninë ose të ngrihen të gjithë një zëri, gegë e toskë, myslimanë e krishterë, demokratë e socialistë e të marinë në dorë fatin e tyre. Beteja është e pa kthim. Kjo betejë do të mbarojë me shporrjen e qeverisë së krimit. Asgjë nuk e ndal dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat