Manjani reagon ashpër ndaj OSBE: Po nxit policinë kundër popullsisë civile

Shqipëria

Manjani reagon ashpër ndaj OSBE: Po nxit policinë kundër popullsisë civile

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:28
Ylli Manjani

Ish-Ministri, Ylli Manjani, e ka cilësuar të turpshëm dhe të paprecedent deklaratën e OSBE-së për protestën e sotme të opozitës para Kuvendit.

Sipas Manjanit, OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile.

Ish-Ministri thotë se nuk pritej mbështetje për opozitën nga ky lloj personeli që shërben në krye të Prezencës krejt në mënyrë të njëanshme, por kurrsesi nuk pranohet rrjeshtimi i saj në favor të dhunës shtetërore kundër popullsisë civile.

Deklarata e plotë

E turpshme dhe e paprecedentë është deklarata e bërë nga prezenca e OSBE në Tiranë, para pak minutash!

Me pak fjalë OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile!!!

Kulmi i pasigurisë në Europë ishte kjo deklaratë!

Nuk gjendet asnjë deklaratë e ngjashme, as e përafërt, në databasën e reagimeve publike të OSBE kudo ku ajo është prezente, si kjo maskaradë që lëshuan sot kundër popullsisë civile në Shqipëri!

Ndër të tjera OSBE në Shqipëri ka mandat të nxisë demokratizimin e Shqipërisë. Deklarimi i sotëm është haptazi kundër mandatit të saj diplomatik!

Nuk pritej mbështetje për opozitën nga ky lloj personeli që shërben në krye të Prezencës krejt në mënyrë të njëanshme, por kurrsesi nuk pranohet rrjeshtimi i saj në favor të dhunës shtetërore kundër popullsisë civile!

Shumë turp!

Opozita nuk mund t’i pranojë më drejtuesit i kësaj prezence në asnjë lloj takimi. Jo për interes te vet, por në respekt të njerëzve të pa armatosur që u goditën me armë (gazi lotsjelles sipas ligjit për armët quhet armë), në mënyrë krejt jo proporcionale, sot pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat