Kryemadhi: Në shesh pashë edhe komunistë, u mblodhën 10 mijë vetë për 2 orë

Shqipëria

Kryemadhi: Në shesh pashë edhe komunistë, u mblodhën 10 mijë vetë për 2 orë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Tempora", tha se brenda dy orësh u mblodhën mbi 10 mijë vet në shesh për të protestuar.

Kryemadhi: Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshëm. Është atdhedashuria. Njerëzit u ngritën mbi ideologjinë politike dhe sot kanë vetëm një ideologji, atdhedashuria. Sot njerëzit nuk kanë më krizë besimi. Për dy orë, sot erdhën 10 mijë veta në shesh. Kjo nuk është krizë besimi. Është shpresë. Shikoje Luan Ramën me Sali Berishën. Shikoje të pasurin dhe të varfrin, mësuesin me nxënësin. Edhe pse kishin frikë se mund t'i filmonin kamerat dhe i hiqnin nga puna. Ne po themi vota e lirë sot ty të garanton krijimin e sistemit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat