Vetëplagoset me armë gjahu, 50 vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës

Shqipëria

Vetëplagoset me armë gjahu, 50 vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:55
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në rrethinat e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person është vetëplagosur me armë në zonën e Kamzës. Nga informacionet e para mësohet se i plagosuri, me incialet E.A, rreth 50 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë për shkak se është vetëplagosur me një armë gjahu.

Tiranë/ Informacion paraprak i policise

Më datë 26.02.2019, rreth orës ‪22:30‬, në rrugën “ 2 Prilli ” në Kamëz dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi E. A., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat