Si duhet të sillemi në rast kontakti me gazin lotsjellës

Shqipëria

Si duhet të sillemi në rast kontakti me gazin lotsjellës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:25
ëtë e shpjegon më së miri Tritan Kalo, mjek infeksionist ...

Pasditen e djeshme opozita zhvilloi tubimin e radhës para parlamentit, ku u shënuan edhe disa incidente, pasi protestuesit sulmuan ministrin Klosi, deputetin socialist Sterkaj, por edhe policinë. 

Ndërkohë që forcat e rendit për të shpërndarë turmën në një moment përdorën gaz lotsjellës. Por si duhet të sillemi në rast kontaktoi me gazin lotsjellës dhe a është i dëmshëm? Këtë e shpjegon më së miri Tritan Kalo, mjek infeksionist ...

Postimi i plotë i Tritan Kalos

Jam mjek dhe njëkohësisht qytetar i këtij vendi….Çdo njohuri mundet të jetë e dobishme….GAZI LOTSJEDHËS është nje mjet i përbotshëm, i cili përdoret nga agjensitë ligjzbatuese, forcat e ruajtjes së rendit për të kontrolluar trazirat e mundëshme të shoqëruara ose jo me akte dhune, si dhe për të shpërndarë turmat e demonstruesve…..EFEKTET e gazit fatmirësisht janë të përkohëshme për organizmat humanë si dhe ato lehtësohen disa orë pas ekspozimit ndaj tyre…..A - Simptomat kryesore të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës janë: 1- kruajtje, dhimbje e djegje e syve, e hundës, e gojës, dhe e lëkurës; 2- ndjesia e maramëndjes; 3-kufizimi i shikimit; 4- rrjedhje të lotëve, të hundëve si dhe shtimi i jargëve; 5- kollitje e vështirësi në frymëmarrje, disa herë e shoqëruar me ndjesinë e mbytjes; 6- çorientimi, konfuzioni e shtimi i panikut apo i zemërimit.Në rast ekspozimi për nje kohë të gjatë ose ndaj dozave të larta të tyre mundet të kemi ndjesinë e djegjes ose edhe vetë djegjen e lëkurës. ….B - Si të veprojmë në një rast të tillë: Mbrojtja më ë mirë do të ishte të kishim me vete një maskë gazi, megjithatë në rast mungese DUHET të ndërmarim disa masa për të ulur efektet shqetsuese të gazit lotsjedhës. Vendosni një shami të njomur thjesht me ujë para gojës dhe merni frymë përmes saj. Në rast se merni pjesë në një manifestim të paralajmëruar, mbani në një qese një napë të njomur me lëng limoni ose uthull dhe përdoreni kur ekspozoheni ndaj gazit lotsjedhës. Një masë e tillë ju jep kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga vëndi i përdorimit të gazit-lotsjedhës pa i acaruar organet e frymëmarjes.Syzet që përdoren për zhytje, për skijim, etj, janë një mjet i mirë mbrojtës i syve, Në mungesë të tyre merni frymë brënda teshave tuaja (xheketë, xhup, triko), ku ka edhe një përqëndrim më të pakët të gazit. Sytë i shplani më pas me solucion steril fiziologjik ose thjesht me ujë sa të largohet ndjesia e të krojturit, dhimbjes e djegjes së tyre. Lëkurën e ekspozuar laheni me kujdes me ujë të bollshëm dhe me sapun. Personat që kanë vështirësi serioze në frymëmarje e kanë të nevojëshme përdorimin e Oksigjenit të ofruar nga kryesisht nga Shërbimet e Urgjencave Mjeksore…..SHPRESOJ që këto këshilla mjekësore dhe miqësore njëkohësisht të mos ju nevojiten, POR jeta të ve përballë shumë situatave shpesh jo të dëshirueshme ose të pëlqyeshme…DITË të MBARË!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat