Ish-pronarët që përfitojnë 1.1 milion euro nga kompensimi

Shqipëria

Ish-pronarët që përfitojnë 1.1 milion euro nga kompensimi

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Po dje, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar edhe procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 aplikimevepër kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligj.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 12 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 137.963.576,70 lekë, nga të cilat 28.895.262,10 lekë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti. Vlerat do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat