Ekstradohet nga Holanda 39-vjeçari i dënuar 15 vjet burg

Shqipëria

Ekstradohet nga Holanda 39-vjeçari i dënuar 15 vjet burg

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar i dënuar me 15 vite burg është ekstraduar nga Holanda në vendin tonë, pasi akuzohet për trafik të femrave.

Bëhet fjalë për shtetasin Gj. M, 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dënuar me 15 vite burg. 

"Ky shtetas u ekstradua nga Holanda drejt vendit tonë pasi, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale "Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim", sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat