Vasili: Kriminelët e 2 prillit '91 ngritën sërish dorë me 26 shkurt 2019

Shqipëria

Vasili: Kriminelët e 2 prillit '91 ngritën sërish dorë me 26 shkurt 2019

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:18
Petrit Vasili

Drejtuesi i lartë i Lëvizjes socialiste për integrim, Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në faqen e tij ne facebook pas protestës së mbrëmshme të opozitës.

“Vranë me plumba në 91 dhe tentuan masakrën sërish me lëndë helmuese luftarake në 26 shkurt 2019”, shkruan Vasili.

Ja postim i tij i plotë:

Kriminelët e 2 prillit '91 ngritën sërish dorën.

Të njëjtët kriminelë të 2 prillit '91 ngritën sërish dorën ne 26 shkurt 2019.

Vranë me plumba në 91 dhe tentuan masakrën sërish me lëndë helmuese luftarake në 26 shkurt 2019.

Opozita e eliminoi këtë skenar të zi dhe makabër.

Krimineli i 2 prillit e ka damke për gjithë jetën krimin e kryer atë ditë ashtu siç do ti mbetet përgjëgjesi kriminale edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetem kryeministri, që është po aq kriminel sa ata të '91.

Populli nuk i fali atëherë dhe serish nuk do t'i falë, por dënimi këtë herë do të jetë shumë më i rreptë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat