“Rruga e Hapur” u mbyll rrugën 4 trafikantëve të drogës, prangosen në makinë

Shqipëria

“Rruga e Hapur” u mbyll rrugën 4 trafikantëve të drogës, prangosen në makinë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Operacioni i koduar me emrin “Rruga e Hapur’ ka vënë në pranga katër persona në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit, Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi janë arrestuar në rrugën kombëtare Lezhë-SHkodër në dt.26 shkurt 2019 për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjetën 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram.

Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

 Njoftimi i policisë

Mbi bazën materialeve të referuara në Prokurorinë e Shkodrës nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër u fillua procedimi penal mbështetur në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Efektivët e Seksionit grumbulluan të dhëna mbi veprimtarinë e një grupi kriminal të lidhur me organizimin, financimin, transportin dhe trafikun e drogës. Hetimet dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer mes Prokurorisë së Shkodrës, Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Policisë së Shkodrës për referimin e veprës penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” të kryer në bashkëpunim për procedimin e vitit 2019.

Në operacionin “Rrugë e hapur” u arrestuan katër shtetas: N.M., banues në Rrjoll, Velipojë; D.D., banues në Laç, Vau i Dejës; J.N., banues në Gomsiqe, Velipojë; A.T., banues në Gomsiqe, Velipojë. Të katër këta shtetas u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër në dt.26 shkurt 2019.

Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram.

Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat